Jahti pëson defekt në Vlorë, roja bregdetare shpëton 8 shtetas serbë

516

Roja bregdetare e Vlorës ka shpëtuar mbrëmjen e të shtunës 8 persona me shtetësi serbe.

Tetë shtetasit serbë po udhëtonin me një jaht me flamur Italian në veriperëndim të Sazanit. Por pas një difekti në motor ata kanë dhënë sinjalin SOS.

Menjëherë pas sinjalit të dhënë policia kufitare ka ndërhyrë duke bërë të mundur evakuimin e 8 shtetasve serbë.