Fillojnë faturat me çmime ekstreme në jug (FOTO)

584

Në çdo sezon vere një nga shqetësimet që kanë turistët janë çmimet e larta sidomos në jug të vendit.

Edhe këtë verë pushuesit kanë pasqyruar një faturë në jug të vendit më saktë në Sarandë. Fatura e cila po bën xhiron e rrjetit e cila tregon se një fileto kushton 2500 lekë të reja , ndërsa një sallatë fshati kushton 700 lekë të reja. Një racion djathë dhie kushton 650 lekë të reja.

Po të marrim parasysh mesataren e pagave të shqiptarëve këto çmime janë tepër të larta për tu përballuar, kështuqë nëse keni bërë plane të shkoni në jug për pushime, mendojeni dy herë.