Turbulenca godet avionin, 35 pasagjerë të plagosur

394

Një avion i kompanisë Air Canada u ndesh me një turbulencë të fortë ajri teksa po udhëtonte nga Vancouver drejt Sidney të Australisë.

Avioni Boeing 777-200 me 284 pasagjerë në bord u detyrua të devijojë për në Hawai në momentin që u gjend para një turbulence të fortë.

Zyrtarët e kompanisë thanë se turbulence ndodhi në qiell të kthjellët.

Të paktën 35 pasagjerë u lënduan nga incidenti në ajër.

Avioni u ul me urgjencë në aeroportin Honolulu të Hawait dhe të plagosurit morën ndihmën e parë mjekësore.