1 vjetori i Ajkës Besi dhe Xhensila zbrazin të gjithë dashurinë e tyre

443

1 vjetori I vajzës së tyre të parë dhe të vetme deri tani, ka bërë që cifti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj të publikojnë mesazhe të forta dashurie në rrjetet sociale.
Urimet drejt Ajkës i kane marrë pastime të gjatë dhe tepër të ndjera aktorit dhe këngëtares së njohur, pastime të cilat I kanë shoqëruar edhe me foto nga momentet e para të ardhjes në jetë të engjellit të tyre.

Urimi i Bes Kallakut

O Ajka e jetes, urime ditelindjen tende te pare. Une nuk do te te shkruaj shum gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin per ty edhe akoma nuk e ka mbaruar. Cti bejm qaramanes? Egziston nje force aq e madhe terheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri. Lutu gjithmone qe te kesh sy qe shohin me te miren tek te tjeret.

Te kesh zemer qe fal me te keqen, nje mendje qe e harron te keqen. Dhe nje shpirt qe nuk e humbet kurre besimin e Zotit. Ne po te mesojme si te ecesh vete, si ben qeni apo macja, te thuash Besi edhe Xhensila kete mezi e shqiptojne edhe te rriturit ne fakt. Por sa po mesojme edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje. Ta dish qe te dua aq shum sa kam mesuar cdo kenge femijesh permendesh nga Johny Johny Yes Papa e deri tek Baby Shark Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim.

Urimi i Xhensilës

Per nektarin e jetes time, bija ime, mbreme e kisha te pamundur te flija, e mezi prisja te hapje syte e embel. E ndjej akoma aromen dhe faqet e ngrohta te tuat kur te sollen tek une. Ma ngrohen shpirtin si askush me par ne jete, ndjesia hyjnore. Ditelindja jote, dita me e bukur e e jetes time. Lutja ime, me ty njoha edhe me shume Zotin, kuptova se sa shume dashuri dhe dhembshuri ndjen ai per ne.Ti solle lutjen, Lutem per ty sa hap syt, e gjumi me ze duke falenderuar Zotin per mrekulline qe na solli ne jeten.

Nuk te dhuruam ne jeten, ti na dhe boten. Ne te dyja kemi qendruar 24 ore bashk, kemi qeshur, kemi kercyer, kemi qar te dyja kur ti ke ber vaksinat, kur te dhimbte barku, e tani qe po te dalin kicat(dhembet), kemi eksploruar boten bashk perreth, nuk po meson ti nga une, une po mesoj nga ty, po e shoh boten vetem nga syt e tu, dhe e di sa shume ngjyra, pasterti, gezim, po shohin syt e mi tani?

Na presin dhe shume vite per te mesuar nga njera tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolem zonjush Ajka, te perjetojm me te bukrin vit me plot sfida, e mesime. Ti ke fuqine, ti me ndyshove mua dhe jeten time pergjithome. Mos e harro kurr, kurr mos ndjej frik, kur ti te kalosh permes ujrave mami do jet me ty. Ne fillim une dhe babi kishim njeri-tjetrin, tani kemi gjithcka. Ajka endrra jone e ber realitet.