Ja të veçantat që kishte pasaporta në kohën e Ahmet Zogut (FOTO)

561

Pasaporta shqiptare në kohën e mbretit Zog, ka patur disa veçori që sot nuk janë më.

Kjo ka të bëjë me 6 këshilla që ishin të shkruara në kapakun nga brenda pasaportës.

Ja çfarë shkruhej në të:

Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila tep nder e të fal emnin shqiptar.

Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare, bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.

Çdo shqiptar asht vëllau Yt, nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.

Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

Ndero flamurin e atdheut tand, kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.

Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin tand.