Burrat me mjekër janë më të besueshëm, e konfirmon shkenca.

384

Një studim i botuar në revistën shkencore Evolucioni dhe sjellja njerëzore, thotë se tendenca e burrave për të rritur mjekrën, krijon tek ta një ndjenjë të vetëvlerësimit.

Sipas këtij studimi 47 përqind e burrave me mjekër janë më të besueshëm. Mjekra i bën ata më të sigurt dhe i bën të ndërveprojnë më shumë me njerëzit, sidomos me gratë, ata ndjehen më tërheqës sepse e dinë se karakteristika e tyre është shumë popullore.

Përkundër këtij rezultati, shumica e grave ende preferojnë një burrë me mjekër, sepse ndihen të mbrojtura dhe të sigurta.

Në të kundërt 44 përqind e grave që morën pjesë në studim thanë se nuk ishin tërhequr nga meshkujt me mjekër sepse mendonin se ishte anti-higjienike. Gjithsesi, mjekra është tendenca e momentit dhe meshkujt që e rrisin atë janë në masë.