Stuhia rrëzon pemët mbi linja elekrtike

393

Për shkak të motit me erëra të forta që përfshiu vendin gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tensioni i mesëm dhe rajonet më të prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi (zona e Krujës).

Siç shihet nga pamjet, stuhia e natës e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrikë, duke i këputur.

Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak të stuhisë, si në rastin e Tales.Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.

Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë.