Aksidentohet makina e ambasadës ruse në shqipëri

558

Makina e ambasadës ruse është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, në Librazhd.

Burime bëjnë me dije se makina e ambasadës ruse është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Të plagosurit janë dy shtetas rusë Nikhain Kruchinina 35 vjeç dhe Darja Igor Kruchinina 35, burrë e grua, të cilët po udhëtonin me makinën e ambasadës dhe drejtuesi mjetit benz Besnik Gora 25 vjeç.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Librazhdit, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë moti i keq.