Ne jemi shumicë absolute, Rama e ka marrë vulën e largimit

380

Pas dy orësh opozita ka mbyllur protestën e 10 kombëtare ku kërkoi largimin e kryeministrit Rama.

Duke kryer ritualin e përhershëm, Basha falenderoi nga selia blu të gjithë mbështetësit ndërsa u shpreh I bindur se opozita do e rrëzojë qeverinë.

Basha tha I prerë se nuk do të bëjë asnjë hap pas dhe se kryeministri Rama tashmë e ka marrë vulën e largimit.

Sipas liderit demokrat, 30 qershori ishte prova ku të gjithë shqiptarët refuzuan hapur kryeministrin Rama.

Do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Më 30 qershor, 85 përqind e shqiptarëve flolën me heshtje Rama ik. Jemi të vendosur për të çuar betejën deri në fund. Shumica e shqiptarëve përqafoi thirrjen tuaj Rama ik. Jemi të vendosur për betejë deri në fitore.