Vera e bardhë forcon mushkëritë, e zeza mbron zemrën.

630

Sipas një studimi të bërë në klinikën e universitetit Buffalo në SHBA, publikuar përmes Forumit gjerman për verë dhe shëndet si dhe në Austri përmes listës profesionale Winzer, vërtetohet se vera e kuqe ka më shumë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut sesa vera e bardhë, për shkak se përmbajtja substanciale në verërat e kuqe është më e madhe.

Vera ka ndikim pozitiv në zemër dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut. Kjo i atribuohet polifenoleve që gjenden në lëkurën e rrushit të zi dhe të kuq. Këtë efekt e arrijnë duke penguar prodhimin e një substance në trupin e njeriut që quhet endotelin1 dhe që është përgjegjëse për ngurtësimin e enëve të gjakut .

Përdorimi i një gote verë të bardhë në ditë, ul rrezikun për kancer të mushkërive, kurse marrja e dy gotave në ditë, ul këtë rrezik. Kjo i atribuohet dy substancave që gjenden në këtë verë, taninit dhe risveratrolit. Këto dy substanca mendohet se veprojnë duke penguar rritjen dhe zhvillimin e qelizave tumorale.