Ja Bashkia me garën më të fortë në 30 qershor

202

Bashkia e Devollit krejt ndryshe nga të gjitha bashkitë e tjera të vendit do të ketë në garë jo një, por katër kandidatë që do të kërkojnë karrigen e qytetarit të parë të kësaj bashkie.

Edmond Duro është kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane.Edmond Duro

Kandidati tjetër është Ylli Cenkolli, i Frymës së Re Demokratike, i cili deri në vitin 2015 ka qënë kryetar komune në Hoçisht, një prej komunave më të mëdha të kësaj bashkie. Ndoshta edhe për këtë Cenkolli shihet si një prej kundërshtarëve më të fortë të kandidatit të PS.

I treti kandidat është Fezi Shaholli, kandidat i pavarur, I cili duke pasur mbështetjen e Bindjes Demokratike shihet si një tjetër kandidat që do të bëjë këtë garë shumë herë më të bukur.

I fundit por jo më pak i rëndësishëm nga profili që ka, është Artur Propollogu i propozuar si kandidat nga Bashkimi Liberal Demokrat.

Propollogu vjen nga familja socialiste madje në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017 ka qënë kandidat për deputet. Pak kohë më parë ai u shkarkua nga detyrfa si sekretar I përgjithshëm I Konsullatës shqiptare në Selanik.

Edhe Propollogu shihet si një tjetër kandidaturë potenciale për kreun e kësaj bashkie.

Me katër kandidatë bashkia e Devollit deri në momentet e fundit do ta ketë të vështirë për të përcaktuar fituesin.


Artur Propollogu