WhatsApp me një risi të re për të gjithë përdoruesit

377

WhatsApp së fundmi po punon për të sjellë për të gjithë përdoruesit një përditësim të ri, që do ti shpëtojë gabime të panumërta dhe të turpshme.

Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë aktualisht ka një të metë që e bën të vështirë për përdoruesit të shohin se kujt po ia dërgojnë fotot.

Tipari i ri e bën më të qartë se cilët përdorues po dërgojnë fotografi, duke shfaqur emrin e kontaktit nën foto profili.

Vetëm përdoruesit e WhatsApp në pajisjet Android duke përfshirë Samsung, Huaëei dhe pronarët e smartphone Sony do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë përditësimin, pasi përdoruesit e iPhone tashmë kanë funksionin e përfshirë në versionin më të fundit të WhatsApp për iOS.

Përdoruesit e WhatsApp janë ende duke pritur për dy nga përditësimet më të mëdha në historinë e aplikacioneve të mesazheve, të cilat pritet të dalin në fillim të vitit të ardhshëm.