Meta dekreton datën e re të zgjedhjeve.

363

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet vendore, 13 tetorin.

Më herët, ishte ish deputeti Dashamir Shehi, i cili kishte deklaruar se pas këtyre takimeve pritej dekretimi i një date të re për zgjedhjet vendore.

Gjatë gjithë ditës, Presidenti është takuar me krerët e partive opozitare, duke filluar nga ai i PD, Basha, si dhe disa prej ambasadorëve të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian, dhe atë të BE, Luigi Soreca.

Një natë më parë, Meta kishte ftuar edhe Kryeministrin Edi Rama në takim, por ky i fundit refuzoi duke thënë se ishte i zënë pasi duhet të merrej me fushatën zgjedhore. Ndërsa pas takimeve të zhvilluara gjatë ditës, Rama komentoi në Twitter, duke i bërë thirrje njerëzve që t’i japin një mesazh kumbues të dielën.