Pasi të lexoni këtë artikull do ndryshoni mendim për konsumin e biskotave.

366

Biskotat janë një nga produktet që i konsumojmë më me shumë dëshirë, sidomos në mëngjes, me çajin ose kafen. Me siguri konsumi i tyre nuk duket si diçka e dëmshme për ju, por e vërteta qëndron ndryshe. Më poshtë do ju listojmë disa efekte anësore që ka konsumimi i tyre.

Biskotat përmbajnë vaj palme që ndikon në rritjen e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Ato gatuhen me miell të ndryshëm dhe kjo ndikon shumë keq në nivelin e sheqerit në gjak, zemër dhe tretjen.

Sipas një studimi që i përket vitit 2013 të ngrënit biskota shkakton në tru të njëjtën kënaqësi që jep konsumi i lëndëve të dëmshme dhe të ndaluara, prandaj ju nuk do e kuptoni kurrë kur duhet të ndaloni dhe do hani pa vetëdije.

Shumë nga biskotat që shiten në markete kanë përmbajtje të lartë kripe dhe rrisin rrezikun e problemeve me shëndetin.

Pavarësisht se ka shumë argumenta kundër konsumimit të biskotave, nëse ato i gatuani në shtëpi për të kontrolluar cilësinë dhe i hani në mënyrë të moderuar, nuk do keni asnjë problem.