Maska që heq rrudhat brenda 5 ditësh.

435

Në Japoni ekziston një traditë shumë e vjetër për përdorimin e orizit, jo vetëm në kuzhinë, por edhe për përdorim kozmetik, terapeutik dhe medicinal.

Orizi përmban vitamina B, të cilat stimulojnë riparimin e qelizave dhe reduktojnë plakjen e parakohshme të lëkurës. Për më tepër, uji i orizit ka veti hidratuese dhe antioksiduese, të cilat përmirësojnë aftësinë e lëkurës për të thithur rrezet UV.

Për të mbajtur lëkurën të freskët dhe plot vitalitet, ju mund të përgatisni një maskë natyrale, e përdorur nga gratë japoneze për qindra vjet për të përmirësuar pamjen e fytyrës.

Përbërësit: 3 lugë oriz të bardhë, 1 lugë gjelle qumësht dhe 1 lugë gjelle mjaltë.

Ziejeni orizin plotësisht. Kullojeni atë, vendosni mënjanë ujin e gatimit dhe përzieni orizin me qumësht dhe mjaltë, përziejeni në mënyrë që të gjithë përbërësit të lidhen mirë më njëri tjetrin.

Pas larjes së fytyrës, aplikoni kremin përhapeni mbi gjithë sipërfaqen e saj dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujin që ziet orizin.