Kivanç Tatlitug, rikthehet së shpejti në ekranin shqiptar.

936

Është diskutuar gjatë partnerja që do të luante në krah të Kivanç Tatlitug në serialin e ri që shumë shpejt do të nisë transmetimet edhe në ekranin shqiptar, megjithatë, më në fund, gjithçka është finalizuar dhe produksioni është mbyllur.

Ironia e fatit do të nisë së shpejti në ekranin e Tv Klan dhe veç Kivanç Tatlitug, protagoniste do të jetë edhe aktorja e njohur Elcin Sangu. Si fillim, roli në krah të Kivanç iu propozua Cansu Dere, aktorja e njohur për rolin e Ejshanit në serialin Ezel, por ajo refuzoi menjëherë me pretendimin se Kivanç nuk ishte i përshtatshëm për të.

Elcin Sangu, e njohur për rolin në serialin Dashuri me qira, ka humbur familjen dhe kërkonte të shkonte pas saj. Mbetën 4 të mbijetuar nga një aksident i frikshëm. Duhet të rigjejnë forcën tek dashuria për të rishkruar jetën e tyre. Nuk ishin ata që u përplasën, por fatet e tyre.

Nga kompania Ay Yapim dhe nga regjisori i Ezel apo I infiltruari, vjen së shpejti në ekranin e Tv Klan seriali i radhës. Me një kast të jashtëzakonshëm, me aktorët si Kivanç Tatlitug, Elçin Sangu, Melisa Pamuk, Alperen Duymaz e shumë të tjerë.