Këngëtarja shqiptare merr një letër falenderimi nga Michelle Obama.

1136

Duket se prezenca e këngëtares shqiptare, e cila përveç të kënduarit përpara të rinjëve dha dhe mesazhe të forta në lidhje me të ardhmen, ra në sy nga vetë organizatorët, ish-çifti presidencial i SHBAsë.

Para pak orësh Bebe ka marrë një letër falenderimi nga Michelle, ku ndër të tjera thuhet se ish-Zonja e Parë e vlerëson shumë pjesëmarrjen dhe punën që artisja ka bërë për të nxitur të rinjtë të shkojnë në universitet dhe ku i shpreh dëshirën që ato të dyja të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të ardhmen.

“E dashur Bebe

Të falenderoj shumë që mbështete Ditën Kombëtare të Regjistrimit në Universitet. Unë dhe ekipi im të jemi mirënjohës për gjithë kohën dhe energjinë, zërin dhe dhembshurinë me të cilët dhe kontributin tënd që të rinjtë tanë të shfrytëzojnë potencialin e tyre të palimituar.

E nisa programin Reach Higher gjatë kohës si Zonjë e Parë sepse doja që të rinjtë ta dinë se pavarësisht pengesave, të vazhdojnë universitetin pas shkollës së mesme është e domosdoshme për suksesin e tyre. Dhe meqënëse ke treguar përkushtim dhe entuziazëm të madh, këta studentë mund të synojnë pak më lart dhe të kenë ëndrra pak më të mëdha.

Të vlerësojmë shumë dhe shpresojmë të vazhdojmë punën bashkë krah më krah për të çuar më tej vizionin dhe vlerat e përbashkëta për një të ardhme më të mirë.

Barak dhe unë ju urojmë më të mirën, ty dhe njerëzve të tu të dashur.”