Burri godet gruan me sëpatë, tmerr në Vlorë

391

Dyshimet për tradhëti kanë sjell një krim të rëndë brenda familjes në Vlorë.
Lavdosh Sula 56 vjec ka qëlluar për vdekje me leve hekuri gruan e tij Laureta Sula e cila gjeti më pas vdekjen në spital.

Ngjarja ndodhi në fshatin Babicë e Madhe.
Lavdosh Sula nën dyshimet se gruaja e tij e tradhëtonte dhe I shtyre nga xhelozia I ka vënë duart në fyt gruas së tij brenda në shtëpi.

Më pas me një levë hekuri ai e ka goditur ne kokë, fytyre e pjesë të tjera të trupit.
56 vjecari ka lajmeryuar vetë forcat e rendit ndërsa ambulance dërgoi me urgjencë në spital gruan që nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.
Lavdosh Sula u arrestua ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.
E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.