Duam të dënohemi, me 30 Qershor bllokojmë votimet

384

Zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën është zhvillimi më negativ për demokracinë e një vendi. Në Shqipëri, një proces i tillë kujtdo i kujton vetëm periudhën e komunizmit, kur zgjedhjet zhvilloheshin me një kandidat, i cili merrte gjithmonë 100 përqind të votave. Në 30 qershor jemi në të njëjtën situatë.
Pavarësisht bindjeve politike, të majta apo të djathta, qytetarët që nuk kanë interesa financiare me qeverinë e cilësojnë 30 qershorin, si një datë që na kthen 30 vjet pas. Zëra publikë që nuk mund të cilësohen si militantë partiakë, kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi ku u bëjnë apel qytetarëve që të mos shkojnë në një proces monopartiak, si 30 qershori, që është varri i demokracisë.

I pari që bëri një thirrje të tillë ishte artisti Bujar Kapexhiu. Ai deklaroi se do të dilte dhe do të bllokonte votimet në 30 qershor. Kapexhiu deklaroi se ishte gati të dënohej, por nuk do të lejonte votime moniste. Pas tij edhe artisti tjetër, Neritan Liçaj iu bashkua kësaj nisme. Edhe ai deklaroi të njëjtën gjë.

Edhe gazetari Çim Peka i është bashkuar nismës. Më dënoni edhe mua. Secili të bëj pjesën e vet. Unë marrë përsipër të pengoj për të na rikthyer në monizëm gazetarët e oborrit. Këta që kane nga një miliard të pista nga shërbimi i tyre i pistë. Këta që marrin zarfin nga Rama për të paguar kurimin e fëmijëve nën terapi nga droga. Këta që kanë parcela me hashash. Por, nqs opozita tërhiqet nga përballja më 30 Qershor, rroftë Lefter Maliqi shkruan Peka në një postim në Facebook.

Por pas këtyre reagimeve, lista ka ardhur duke u shtuar. Gazetari Agim Xhafka shkruan në Facebook se edhe ai nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor. “Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë EdheUnë, shkruan Xhafka.

Gent Sejko, ose siç njihet ndryshe Njeriu i Memeve, i është bashkuar sot kësaj nisme.

Edhe blogeri Olti Curri i është bashkuar thirrjes, duke deklaruar se nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor. Listat pritet që të shtohet edhe më shumë gjatë orëve në vijim.

Listat e artistëve dhe personazheve publike që bëjnë thirrje për të ndalur një proces që vret demokracinë në vend pritet të shtohet nga ora në orë.