Aurela Gaçe zbulon bashkëpunimin surprizë me reperin e njohur.

392

“Thjeshtë, pastër, bukur, kaq tani për tani. Me një artist që e vlerësoj shumë. Mund të them se jam një nga fanset e ish-grupit Etno Engjujt, sot Etnon. Prandaj ftesën e Genc Prelvukaj e prita me shumë dashuri” shkruan Aurela, duke shprehur kështu publikisht edhe vlerësimin që ka për Gencin.

Pak fjalë për këtë projekt nuk kanë munguar as nga vetë ai, i cili ka shkruar: “Të martën në 14:00. Furnizohuni me ujë mirë se një zjarr i madh po vjen. Mos thoni që nuk ju thashë. Adrenalinë në bashkëpunim me Aurela Gaçen. Kjo këngë i thyen xhamat, por nuk patët kujdes me nivelin e zërit”

Mjafton të dëgjosh titullin për të kuptuar se Adrenalinë i përshtatet mjaft mirë Gaçes, e cila gjithmonë ka elektrizuar publikun me performancat e saj, ndaj Genci nuk mund të bënte zgjedhje më të mirë. Menjëherë në rrjetet sociale të këngëtarëve, fansat kanë ‘shpërthyer’ nga komentet duke pritur me pa durim publikimin e këtij projekti.