Rama për Bardh Spahinë: Ai vajti në shtëpi, fukarenjtë në burg.

299

Kryeministri Rama u shpreh se disa nga drejtuesit e opozitës që çuan njerëzit për të sulmuar KZAZ-të u liruan dhe shkuan në shtëpi, ndërsa ata vijojnë që të jenë në burg.

Referuar vendimit të gjykatës dje që ndryshoi masën e arrestit nga burg në arrest shtëpie për ish-deputetin Bardh Spahia, Rama tha se ishte ai që çoi njerëzit atje, pavarësisht se deklaroi se vajta ti qetësoj.

“Disa prej tyre nga këta fakir fukarenjtë nga mendja mbetën në burg. Ndërsa ai që i çoi atje tha unë nuk kam lidhje, vajta ti qetësoj, dhe vajti në shtëpi, në fakt ishte pikërisht ai që i çoi atje. A mund të bëhet burg për këta?” tha Rama.