Ish-aktori e pranon hapur se nuk i mungon aspak spektakli i humorit, Portokallia.

344

Romir Zalla është një prej aktorëve që ka sjellë për shumë vite me radhë disa nga personazhet më të pëlqyer në Portokalli. Ai njihet për rolin e Llambit, atë të psikologut etj. që për shumë kohë fiksuan publikun.

Por prej disa sezonesh, Romiri nuk është më pjesë e spektaklit të humorit dhe, me sa duket, atij nuk i mungon aspak.

I ftuar sot në E Diell, Zalla u pyet nëse i mungon Portokallia dhe përgjigja e tij ishte e qartë. Nuk më mungon u shpreh aktori. Aktualisht ai është i angazhuar në teatër dhe duket se nuk ka asnjë shans për një rikthim të mundshëm në Portokali.