Erion Isai: Projektet që do ti ngrejnë kokën lart Kolonjës.

386

Kam privilegjin të jem Kolonjar dhe pata privilegjin e dytë nga PS të përfaqësoj qytetin tim të lindjes. Kolonja ka resurse të jashtëzakonshme në aspektin e agroturizimit, turzmit malor që duhen shfrytëzuar më shumë. Në planet e mia të para janë ndërhyrje në politika nxitjeje dhe promovimi të bujtinave dhe agroturizmit.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për ERTV, kandidati i partisë socialiste për Kolonjën, Erion Isai, nga qyteti i Kolonjës, ku ka folur për projektet zhvillimore që ai do të ndjekë gjatë katër vjeçarit të ardhshëm si kryebashkiak.

Unë do të realizoj subvencionimin dhe mbështetjen me kredi të buta për të gjitha bujtinat që do të sjellin pranë bashkisë fazën e parë të projekteve të fituara nga Ministria e Bujqësisë. Ne do të japim kredi të buta për agroturizmin në fazën e parë të fitimit për bujtina dhe agroturizëm.

Ne do të jemi sitemi rregullator për kredi me përqindje të buta interesi. Për 3 vitet e para do të subvencionojmë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit në agriturizëm për të nxitur vetëpunësimin dhe ngritur një sistem të drejtë që suporton njerëzit tha Isai.

Objektiv tjetër është ngritja e një marketi të zajreve, do të nxisim vetëpunësimin përmes prodhimeve bio të zonës. Do të subvencionojmë zonjat për marketimin dhe amballazhimin e produkteve bio duke ngritur një system rregullator të grumbullimit dhe shitjes së këtyre produkteve shtoi.

Isai u ndal edhe te projektet infrastrukturore, të domosdoshme për zhvillimin turistik të zonës dhe për ndërlidhjen më të mirë të njësive.

Imediate për Koloonjën është vijimi i lotit të dytë të rrugës nacionale Korçë Ersekë. Kemi marrë një investim të jashtëzakonshëm si ujësjellësi i qytetit për 24 orë. Do të dalim me një projekt për lidhjen e Ersekës, Leskovikut, me synim lidhjen e pikave turstike të Gërmenjit dhe Shelegurit, dhe më pas të ujërave termale të Leskovikut tha kandidati socialist.

Isai e vendosi theksin te zhvillimi i fshatrave që për vite me rradhë janë administruar nga Partia Demokratike, e cila i ka lënë ato në prapambetje të plotë.

Në Kolonjë kemi trashëguar 6 njësi administrative që për 28 vite janë qeverisur nga PD, dhe aty investimet kanë qënë zero, a thua se janë zona të prapambetura ku nuk bëhet fjalë për ujësjellësa, e as për kanale vaditëse.

Do të investojmë aty në kanalet vaditëse. Brenda dy viteve, deri në fushatën e 2021 kemi marrë angazhimin që fjala ujësjellës duhet të jetë zero. Në mendimin tim të administrimit të bashkisë, mendoj që qyteti i Ersekës dhe Leskovikut, të jenë hapësira dinjitoze jetese, por edhe të zhvillohet biznesi i agroturizmit.

Ne do të ngrejmë agjencinë e shërbimeve publike që këtu mungon. Me këtë agjenci do të ndërhyjmë në qendrat e fshatrave kryesorë të Kolonjës, janë 6 fshatra që vizitohen shumë dhe ne do i bëjmë dinjitoze si hapësira tha Isai.