Sekuestrohet në Himarë hoteli 500 mijë eurosh

428

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi kanë zbatuar një vendim gjykate duke vendosur sekuestro preventive mbi një objekt hotel në ndërtim.

Ky ndërtim në Himarë ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin F. H., si dhe një sipërfaqe toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spile Himarë ku po ndërtohet ky hotel.
Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro.

Ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.