Majko: Presidenti i mori krizës çelësat dhe i hodhi në det.

374

Edhe mbrëmjen e djeshhme opozita bëri protestën e disatë kombëtare ku shumë shiptarë protestuan para Kryeministrisë kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Majko është shprehur si më poshtë për situatën e vendit.

“Dekretin e Presidenti nuk e shikoj si një shtyrje zgjedhjesh, por si një anulim një ndërprerje e procesit zgjedhor. Kështu që për këtë arsye u shpreh institucioni më i lartë i republikës së Shqipërisë që është Parlamenti, u shpreh edhe KQZ , por në momenti që doli dekreti ishte autoriteti i vetëm i menaxhimit të procesit zgjedhor.

Ka shumë arsye që e ka bërë Meta këtë. Mendoj se Presidenti ka bërë një gabim të madh duke bërë këtë dekret dhe duke mos dhënë zgjidhje pas këtij dekreti.

Por do përdor shprehjen e një kolegu timin të cilin dua ta citoj por pa i thënë emirin, i cili në një ambient mes miqsh ku ishin jo vetëm të majtë por edhe të djathtë ku po pinim ka kafe dhe tha: “Dekreti i Presidentit i mori krizës çelësat dhe i hodhi në det’’ tha Majko.