KQZ ndryshon strategji, KZAZ-të spostohen në ambjente private

415

Strategjia e opozites per bllokimin e zgjedhjeve duke kerkuar lirimin e ambjenteve te komisioneve zonale te administrimit zgjedhor ka sjelle reagimin e menjehershem te komisionit qendror te zgjedhjeve.

KQZ ka vendosur transferimin e KZAZ se Kukesit nga qendra kulturore “Hasan Prishtina” e cila eshte ne varesi te bashkise se drejtuar nga demokratet ne nje ambjent privat.

Largimi i komisoneve zonale te administrimit zgjedhor nga ambjentet e bashkive drejt hapesirave qe nuk varen nga drejtuesit lokale te opozites duket se eshte nje strategji qe KQZ do ta ndjeke per cdo rast problematic.

Nje jave me pare kryetaret e bashkive te opozites iu drejtuan zyrtarisht kqz me kerkesen per te liruar shkollat dhe qendrat kulturore pasi ne 30 qershor nuk ka zgjedhje. Pas ketij njoftimi mbeshtetesit e partise demokratike kane sulmuar disa prej kzaz duke shkaterruar materialet zgjedhore.