Gentian Zenelaj rrëfen vështirësitë e së shkuarës.

390

Aktori i humorit Gentian Zenelaj ka pohuar mëngjesin e sotëm në emisionin Rreze Dielli se nuk do ta braktiste kurrë vendin për të shkuar diku tjetër. Ai ka treguar se si për të patur gjithçka që ka sot, është munduar shumë. Gentiani nuk ngurroi të ndante me moderatoren e emisionit edhe vështirësitë e të së kaluarës.

“Nuk iki sepse nuk kemi çfarë bëjmë andej. Unë këtu kam krijuar gjithcka. Kam shtëpinë, kam familjen, kam gruan, fëmijët, miqtë. E para e punës nuk kam kohë të filloj gjithçka nga fillimi, siç e fillova në 1997-ën që kisha një çantë me rroba dhe bridhja nëpër Tiranë për të gjetur punë.

E dyta e punës nuk kam më nerva që t’ia filloj nga fillimi dhe a ia vlen që gjithë kjo gjë që unë ndërtova ta shumëzoj me zero për të filluar jetën ku di unë, në Hollandë? Isha Raj Kapoor që bridhja vërdallë nëpër Tiranë deri sa gjeta punë.

A ia vlen të nis tani çdo gjë, që kam edhe bashkëshorten, kam edhe dy fëmijë, kam edhe 2 prindër që nuk janë më të rinj?” është shprehur Gentian Zenelaj.