Dietë dobësimi me akullore. Ja se si funksionon.

430

Edhe akullorja, e ndaluar shpesh në dietat e dobësimit, mund të përfshihet në një dietë. Vetëm bëni zëvendësimet e duhura dhe zgjidhni variante më të lehta.

Pietro Migliaccio, nutritionist dhe president i Shoqërisë italiane të ushqimit thotë se është e gabuar të fajësohet akullorja sepse është një ushqim i pasur me shumë cilësi të mira, jo vetëm në aspektin e shijes, por edhe të psikologjisë pasi ajo është në gjendje të motivojë shumë më tepër personat që duhet të ndjekin një dietë për dobësim.

Dietë dobësimi me akullore

Nëse doni të humbni dy ose tre kg në pak ditë, pa hequr dorë nga gjërat e ëmbla, Migliaccio sugjeron dietën e akullores.

E rëndësishme është që ky ushqim të konsiderohet një vakt i vërtetë për të zëvendësuar atë tradicional dhe të mos i shtohet pjatës së parë dhe të dytë si ëmbëlsirë. Për një javë mund të zëvendësoni një vakt (drekën ose darkën) me një akullore, të ndjekur nga një frut ose një sallatë frutash.

Vlerat ushqyese të akullores

Përbërësit kryesorë të akullores janë qumështi, vezët, sheqeri, të cilëve u shtohen kafe, kakao ose fruta, të gjitha me veti ushqyese të shkëlqyera.

Në veçanti ka proteina me vlerë të lartë biologjike, yndyrna me cilësi të mirë, burime të energjisë të absorbuara shpejt, si laktoza dhe sukroza.

Vitamina A2 dhe B2,kalciumi dhe fosfori, niseshteja, një tërësi karbohidratesh komplekse që absorbohen ngadalë. Nëse marrim parasysh gjithashtu kaushin me bazë drithi të konsumuar së bashku me akullore.

Akullorja është gjithashtu shumë e pasur me ujë, i cili është shumë i rëndësishëm për hidratimin e trupit. Përveç kësaj, akullorja, për shkak se është e ftohtë, ka një fuqi të lartë të ngopjes.

Temperatura e saj e ulët, në fakt, e bën të mundur ta hani ngadalë, në mënyrë që trupi të jetë në gjendje të aktivizojë mekanizmat e ngopjes.