Bëhuni gati për bashkëpunimin e Era Istrefit me Noizy.

324

Bëhet fjalë për reperin Noizy dhe këngëtaren Era Istrefi që ndonëse janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë një gjë të tillë, nuk ia kanë dalë dot.

Një fan page i Noizy-t në Instagram së fundmi ka publikuar foto dhe video të dy artistëve në studion e regjistrimit të Noizyt dhe në mbishkrimin e videos shkruan: Noizy ft. Era Istrefi. A ka më qartë se kaq?

Por duke qenë se me shumë gjasa do të na duhet të presim dhe disa kohë për të dëgjuar këngën, nuk mund veçse të shpresojmë se bashkëpunimi i tyre do të jetë po aq i suksesshëm sa hiti i Istrefit me reperin Ledri Vula, Shumë pis, duke qenë se edhe pas kaq viteve, vijojmë ta kërcejmë si të jetë dita e parë që e kemi dëgjuar.