Rënia e euros dëmton fasonët, apeli i biznesit: Qeveria të ndërhyjë

341

Gjergji Gjika është drejtues i një kompanie fason, që merret me eksport. Për vitin që lamë pas, si pasojë e zhvlerësimit të kursit të këmbimit, ai rezultoi me humbje rreth 47 mijë euro, ndërsa nga llogaritjet e përafërta i gjithë sektori humbi rreth 5 milion euro. Dhe 5 muajt e parë të këtij vitit, si pasojë e zhvlerësimit të mëtejshëm të euros, bilanci i tij mbetet negativ..

I vetëdijshëm se aktiviteti i biznesit të tij mbart riskun e kursit të këmbimit, Gjika thotë se duhet të jenë autoritet shtetërore ato të cilat të frenojnë zhvlerësimin e pajustifikuar të euros, që duket se është një fenomen vetëm në tregun shqiptar.

Si anëtar edhe i shoqatës së kompanive fason, Gjika ka dhe një kërkesë ndaj qeverisë.

Në këtë treg operojnë rreth 500 kompani, duke mbajtur një peshë të konsiderueshme të të punësuarave. Ato operojnë me lidhje kontrate në fillim të vitit, pasi blejnë nga jashtë lëndën e parë, e përpunojnë këtu dhe më pas e eksportojnë, ndaj dhe aktiviteti i tyre është i lidhur ngushtë me valutën.