Rama: Voltana Ademi kryebashkiakja më e paaftë.

320

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ku prezantoi Valdrin Pjetrin për kryetar të bashkisë së kryeqendrës së veriut, tha se ky qytet do të jetë sfida e tij personale për 4 vitet e ardhshme. E quajti Voltana Ademin, kryebashkiaken më të paaftë të ulur ndonjëherë në këtë post.

Rama dha shembullin e qytetit të Vlorës për të shprehur transformimin që do të pësojë edhe Shkodra nën drejtimin e socialistëve.”Ju them, jo vetëm socialistëve por edhe demokratëve, të gjtihë atyre që jetojnë në Shkodër. 4 vjet më parë ju thash vlonjatëve se ishte koha për të hapur një kapitull transformimi dhe kushdo e sheh Vlorën sot krahasur me 4 vjet më parë, e ka të vështirë ta njohë.

Ndërsa sot ju them gjithë shkodranëve që Shkodra e 4 viteve të ardhshme është sfida ime personale për të bërë së bashku me Valdrinin më shumë në thuajse në 30 vite të marra së bashku nën drejtimin e atyre që sot kanë dalë në rrugë të madhe dhe nuk dinë më se cfarë kërkojnë tjetër përvec kërcënimeve, shantazheve, molotovëve dhe kaosit.

Më vjen shumë keq sinqerisht që nuk na u dha mundësia që drejtuesit, në këtë rast është drejtuese, më të paaftë që është ulur ndonjëherë në karrigen e një kryetari bashkie të majtë apo të djathtë në të gjitha vitet e shtetit shqiptar që nga koha koha kur për erë të parë është hapur dera e një bashkie, t’i jepnim mësim të merituar me votë në një garë alternativash, kandidaturash dhe ballafaqimi demokrat.

Kjo nuk është në dorën tonë, këtë nuk e zgjodhëm ne. Ky nuk ishte as plani as qëllimi ynë”, tha Rama.