“Një demokrat i vërtetë s’djeg as shkolla dhe as mandate”! Berisha si “mbrojtësi” i votës së lirë sulmon Topallin

337

Djegia e shkollës “Shejnaze Juka” nga simpatizantët e PD për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, ka sjellë dhe reagimin e ashpër të Jozefina Topallit.

Ish-nënkryetarja e PD-së e cila ka edhe një pushtet të fortë në kryeqendrën e veriut, ka dalë kundër partisë së saj, duke theksuar se Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta ështe historia e këtij qyteti.

Sipas saj, Partia Demokratike lindi si ëndërr e lirisë dhe e të drejtës me votuar, ai që mendon se do pengojë të drejtën e votës nuk është demokrat.

Postimi i plotë

Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodres. E kunderta eshte historia e ketij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada.

Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.

Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.

Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demonracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.

Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat.

ekskluzive.al