Lironi të arrestuarit ose do përballeni me qindra mijëra qytetarë

338

Dega e Partisë Demorkatike në Shkodër ka kërkuar lirimin e të gjithë mbështetësve të arrestuar në lidhje me përplasjen në shkollën “Shejnaze Juka”.

Në një deklaratë për mediat, kreu I degës Shkodër Xhevdet Amuli akuzoi kryeministrin se po I çon shqiptarët drejt një përplasjeje civile.

Kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i çon shqiptarët drejt një përplasjeje civile.

Lironi të arrestuarit ose do të përballeni me qindra mijëra qytetarë tek dyert e policies. Shërbëtorët e krimit dhe të Edi Ramës i lidhur me krimin dhe korrupsionin arrestuan qytetarë të cilët thjeshte shprehën revoltën e tyre civile ndaj zgjedhjeve njëpartiake të 30 qershorit që pretendon qeveria. Qytetarët po përjetojnë një prej situatave më të rënda, shkaku dhe e keqja ka vetëm një emër, ai është kryeministri Rama.

Është ky njeriu që pasi i ka grabitur qytetarët po i shpie drejt një përplasje civile. Ajo që po ndodh në Shkodër dhe qytetet e tjera është vetëm fillimi i reagimit qytetar ndaj instalimit të diktaturës së re. Zgjedhje më 30 qershor nuk mund të ketë dhe kryeministri nuk duhet të provokohet sepse qytetarët s’do ta lejojnë.