I publikuan fotot e tradhëtisë, aktorja e Ertugrulit ndahet nga bashkëshorti

425

Aktorja e njohur nga roli i Halimes në serialin “Ertugrul”, Esra Bilgiç është ndarë nga bashkëshorti i saj Gokhan Tore, futbollist, pas 2 vitesh martesë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke të cilët kanë parë se Esra dhe Gokhan kanë fshirë fotot e tyre me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Përpos kësaj, televizioni Kanal D ka publikuar fotot që vërtetojnë se Gokhan e ka tradhëtuar Esrën dhe sipas tyre kjo është arsyeja e ndarjes.

Vetë çifti ka vendosur të mos prononcohet dhe thuhet se janë në proçes ndarjeje.

Esra dhe Gokhan u martuan në vitin 2017 me një dasmë përrallore kur mori pjesë edhe presidenti Erdogan.