Senatori Italian thirrje Ramës / ‘Silluni si vend i përgjegjshëm i NATO-s jo si …

400

Senatori i “Lega”, Manuel Vescovi, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit italian, i njohur ndryshe edhe si krahu i djathtë i zv/kryeministrit italian Mateo Salvini, shprehet se është duke ndjekur me shqetësim përkeqësimin e situatës politike në Shqipëri.

Ai shpreh shqetësimin e madh për tensionet e fundit politike, të ndodhura sidomos ditët e fundit.

Senatori Vescovi fton partitë politike të vendosin dialogun si zgjidhjen e vetme politike paqësore dhe demokratike për vendin. Çdo zgjidhje tjetër do të përkeqësonte pashmangshmërisht ngjarjet.

Presim që Shqiperia të sillet si anëtar i përgjegjshëm i NATO-s dhe jo si një vend qartësisht konfliktual.

Italia beson që vendi i Shqiponjave mund të përmbushë detyrimet e veta duke luftuar në përditshmeri fenomenet e përkeqësuara të kriminalitetit dhe korrupsionit, duke mbajtur dhe ruajtur kryesisht stabilitetin dhe standartet demokratike të cilat do të ishin të pamundura të garantoheshin pa zgjedhje të mirëfillta demokratike.