Bunkerët e Shqipërisë që nuk shërbyen për asgjë

402

Revista amerikane The Atlantic, me anë të një seriali fotografik, ka risjellë për lexuesit panoramën tragjike të paranojës së diktatorit shqiptar Enver Hoxha: bunkerët, si pjesën më të dukshme të saj.

Procesi i bunkerizimit nisi në vitin 1968, shkruan revista dhe përgjatë 20 viteve rreth 175 mijë bunkerë të përforcuar betoni u ndërtuan në të gjithë vendin me përpjekje dhe shpenzime të mëdha.

Megjthatë, këta bunkerë nuk u përdorën kurrë për qëllimin për të cilin u ndërtuan.