A është buka e thekur zgjedhja ideale për një mëngjes të shëndetshëm?

506

Buka e thekur mund të jetë pjesë e një mëngjesi të shëndetshëm, por ndoshta për këtë vakt ke nevojë për më shumë se thjeshtë një fetë bukë të thekur për të përballuar të gjitha aktivitetet e ditës. Natyrisht, mund ta konsiderosh si një zgjedhje të mirë mëngjesi, por duke i shtuar edhe produkte të tjera me vlera ushqimore që të ndihmojnë për të marrë të gjitha kaloritë që të duhen gjatë ditës.

Kufizimet
Buka e thekur ka karbohidrate dhe fibra, në varësi të llojit të bukës. Megjithatë, ajo ka nivele të ulëta të proteinave, yndyrës dhe vlerave të tjera ushqimore, kështu që për të pasur një mëngjes të shëndetshëm duhet t’i shtosh bukës së thekur elementë të tjerë të domosdoshëm. Në përgjithësi, një mëngjes me bukë të thekur shoqërohet edhe me ushqime të tjera që përmbajnë proteina, si qumështi apo edhe frutat dhe perimet.


Lloji i bukës
Nëse zgjedh bukë të thekur për mëngjes, duhet të kesh parasysh edhe cilësinë e grurit nga i cili përbëhet ajo. Ndoshta këtë nuk mund ta dish gjithmonë, por ki parasysh që buka me përmbajtje 100 % miell gruri përmban fibra, vitamina dhe minerale. Por ato nuk janë në të njëjtën sasi kur bëhet fjalë për miell të zi apo të bardhë. Provo lloje të ndryshme buke, siç është ajo e thekrës, e cila i ka në nivele më të larta këta përbërës.

Shtesat
Duke shtuar vezë, proshutë apo salmon së bashku me bukë të thekur, mund të marrësh të gjitha proteinat e nevojshme që mbajnë energjinë në nivele të larta gjatë gjithë ditës. Produktet e bulmetit: qumështi, djathi apo kosi janë po ashtu të pasura me proteina, kalcium dhe vitaminë D dhe A, por që nuk i shtojnë kaloritë mëngjesit. Disa copa frutash mund të rrisin vlerat ushqyese të vaktit dhe të ndihmojnë për të siguruar një mëngjes të shëndetshëm.