Florjan Binaj: Kam punuar fatorino.

325

Pas viteve të shumta në Portokalli, fshihet një Florjan Binaj çunak, që kreu punë nga më të ndryshmet, para se të bëhej pjesë e botës së humorit dhe aktrimit.

I ftuar ditën e sotme në E Diell, teksa mori pjesë në lojën Këndi i së vërtetës, Binaj u pyet nga kolegu i tij, Ledio Lako se “kur ka qenë hera e fundit që ka bërë një punë pa lekë”.

“Unë kam punuar që 8 vjeç. Kam filluar të shes piktura, apo dhe punë të ndryshme. Kam punuar security nëpër panaire, kam punuar tek dyqani i babait tim, e ndihmoja pa lekë. Kam punuar edhe faturino furgoni.”

Florjani njihet për role nga më të ndryshmet në Portokalli, të cilat i kanë mundësuar simpatinë e publikut dhe famë të gjerë.