Po na shantazhojnë, respektojmë dekretin e presidentit Meta

418

Bashkia e Shkodrës si të gjithë bashkitë e tjera të djathta është e qartë me vendimin e saj.

Kryetarja aktuale e bashkisë Voltana Ademi ka hedh akuza se persona ndryshëm janë prezantuar si policia e shtetet dhe kanë shantazhuar punonjësit e baskisë.

Sipas kryebashkiakes së Shkodrës ky është një veprim që i trajton zyrat e shtetit si sekretar privat te Edi Ramës dhe punen shteterore si pune partie.

Ne ushtrim te detyres se vet ligjore, punonjesit e sherbimit te Bashkise Shkoder, ne objektin Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, ne zbatim te detyres se tyre funksionale, kane vijuar punen normale per sherbimin dhe ruajtjen e objektit ne pronesine dhe administrimin e Bashkise Shkoder. Gjate ushtrimit te detyres, punonjesit e siperpermendur, diten e sotme, jane shantazhuar nga disa persona civil, qe jane prezantuar si punonjes se Policise se Shtetit. Ata nder te tjera i kane kerkuar verbalisht, qe ne oren 15.30 te paraqiten ne zyren e oficeres se policise gjyqesore- OPGJ, Suela Gerxhaliu.

Ky eshte nje veprim i paligjshem dhe qe nxit konflikt. Ky eshte nje veprim qe i trajton zyrat e shtetit si sekretar privat te Edi Rames dhe punen shteterore si pune partie. Nese organi i prokurorise ka ndonje kerkese ligjore lidhur me veprimtarine e Bashkise Shkoder, i kerkoj zyrtarisht te na informoje sipas procedurave te percaktuara qarte. Nese personat civil te prezantuar si punonjes policie, kane keqperdorur emrin e prokurorise, i bej thirrje OPGJ-se, Suela Gerxhaliu, te zbatoje menjehere ligjin dhe te marre nen pergjegjesi penale personat qe kane abuzuar me detyren, nen emrin e saj.