Disa këshilla për flokë të gjatë dhe të trashë.

474

Përpara se të mendoni rreth balsamit të një x marke të njohur apo trajtimeve të ndryshme, kujtohuni që ju jeni ajo çfarë hani. Për këtë arsye dieta ushqimore duhet të përmbajë sa më shumë proteina dhe vitamina A, C.

Hidratojini flokët

Për ta bërë këtë gjë ju mjafton një maskë natyrale. Përbërësit janë fare të thjeshtë: dy vezë dhe pak lëng limoni. Pëziejini, lyejini flokët me masë e krijuar, lërini për gjysmë ore dhe më pas shpëlajini me ujë të ftohtë.

Sa më shumë ujë të ftohtë

Gjithmonë, pasi i lani flokët, hidhuni në fund ujë sa më të ftohtë aq sa e duroni. Floku do të forcohet, zgjatet dhe shkëlqejë.

Kujdesuni për lëkurën e skalpit

Njësoj si lëkura e fytyrës edhe ajo e skalpit ka nevojë për të njëjtin kujdes. Për këtë arsye përdorni produkte që përshtaten me lëkurën tuaj.

Vëmendje ndaj kapjes bisht

Nëse modeli juaj i preferuar i flokëve është bisht, përpiquni ta realizoni sa më poshtë dhe mos i tërhiqni flokët. Pa e kuptuar do t’i këpusni dhe dëmtoni.

Flini me këllëfë mëndafshi dhe reduktoni fërkimin e flokëve.

Thajini ashtu siç duhet. Mos i fërkoni fijet e flokut me peshqir, veproni ngadalë.

Masazhoni skalpin sepse ndikoni në qarkullimin e gjakut, rritjen e flokëve.