Prezantohet projekti për stadiumin kombëtar të Kosovës.

357

Sot në Prishtinë është prezantuar projekti për Stadiumin Kombëtar të Kosovës, ashtu siç ishte paralajmëruar dje nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Punimet për ndërtimin e këtij stadiumi, me kapacitet prej 30 mijë ulësesh, pritet të fillojnë këtë vit. Projektin e ka bërë arkitekti turk
Murat Tabllandiogllu.

Sipas projektit të prezantuar, Stadiumi Kombëtar do të ketë restorante, hotele, fusha ndihmëse, parqe e pishina, ndërsa në ndeshjet e Kosovës, stadiumi do të ndriçohet nga ngjyra të kaltra.

Futbollistët përmes një videoje kanë falënderuar dhe kanë premtuar që do ta japin maksimumin e tyre për t’i gëzuar tifozët edhe në këtë stadium, ashtu siç kanë bërë deri më tani në “Fadil Vokrri”.

I pranishëm ishte edhe ylli i Kombëtares Dardane, Milot Rashica, dhe shumë politikanë të tjerë.

Deri më tani, Kosova ka luajtur në stadiumin e qytetit të Prishtinës, Fadil Vokrri, mirëpo sapo të përfundojnë ndërtimi i këtij stadiumi, Kosova do të shpërngulet.