Opozita protestë më 21 qershor: Edi Rama na ka shpallur luftë

392

Opozita ka përcaktuar 21 qershorin si datën kur do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare.

Në mbledhjen e zhvilluar me të gjitha strukturat pasditen e kësaj të premte, demokratët ranë dakord që protesta të zhvillohet në orën 20:00.

Mësohet se gjatë mbledhjes, kreu demorkat, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se I ka shpallur luftë opozitës. Basha po ashtu ka theksuar para të gjithgë demokratëve se Kushtetuta e vendit është në rrezik dhe se duhet të mbrohet.

Edi Rama na ka shpallur lufte. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit. Takime me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shtetit. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve”, mësohet se ka thënë Basha.