Lleshaj paralajmëron Bashën: Ti e të tjerët do jepni llogari për cdo paligjshmëri

279

Ministri Lleshaj reagoi menjehere pas akuzave të Lulzim Bashës së policia ishte vënë në shërbim të Edi Ramës duke shoqeruar mbështetes demokrat në komisariate sepse protestojnë kundër kryeministrit.

LLeshaj shkruan në twitter se lideri I opozitës është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!

Ministri sqaron se pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Madje Lleshaj paralajmeron se sskush nuk do të tolerohet e se kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!

Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!