Futbollisti përzihet nga lokali sepse foli shqip.

342

Futbollisti shqiptar që luan me Kombëtaren e Maqedonisë, Esgjan Alioski ka pësuar një incident aspak të këndshëm, vetëm për faktin e të folurit në shqip.

Ai tregoi për Klan Kosova se është nxjerrë jashtë një restoranti në Prilep të Maqedonisë, së bashku me familjen.

“Jam vërtet i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë luaj për ekipin e kombëtares së Maqedonisë. Vij nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë ekip dhe ja çka përjetoj këtu.

Derisa unë me të afërmit e mi kemi biseduar në gjuhën amtare, unë nuk e fsheh që jam shqiptar. Një njeri erdhi dhe më tha të largohesha nga restoranti vetëm sepse dëgjoi gjuhën që komunikoja me familjen time. Unë me të vërtetë nuk kam koment, uroj që kjo mos t’i ndodhë askujt” tha Esgjan Alioski.