E dini deri në çfarë moshë u rritet gjoksi vajzave?

465

Përveç rasteve të veçanta, zakonisht gjiri fillon të rritet në fillim të pubertetit, midis moshës 10-13 vjeç. Më pas rritja mund të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, deri në 18-19 vjeç, një periudhë që shenjon edhe kufirin e vendosur nga gjenetika.

Natyrisht në këtë periudhë ndryshimet variojnë shumë sipas vajzave, sidomos kur këto të fundit përjetojnë ndryshime hormonale.

Pas moshës 19 vjeç, nuk ka më ndryshime të rëndësishme në madhësinë e gjirit, edhe pse mund të ketë disa faktorë që kontribuojnë në rritjen ose zvogëlimin e tij si shtatzënia, gjidhënia, dobësimi, shëndoshja, patologji të ndryshme hormonale, mosha.