Arrestohen deputetë e drejtues të PD për incidentet ndaj Ramës në Librazhd

332

Shtate persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 23 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për protestën e paligjshme të organizuar mbaditen e së enjtes në hyrje të qytetit të Librazhdit, ku simpatizant e PD-së kanë hedhur sende drejt makinës së kryeministrit Edi Rama.

Sipas policisë së Librazhdit ndalimi dhe procedimi penal për këta persona është bërë në bazë të pamjeve filmike.

Mes të arrestuarëve janë kryetari i Degës së PD-së në Librazhd; Bujar Vreto, 48-vjeç, ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi 53-vjeç; sekretari i PD-së në Librazhd Erlind Gurra 32-vjeç; sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54-vjeç nga Librazhdi.

Gjithashtu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë, mbeshtetes te PD.

Arrestimi dhe proçedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike.