Një ‘latine’ në Shkodër, Tayna përgatitet për klipin e ri.

543

Tayna është duke përgatitur klipin e ri, që pritet të jetë një këngë verore. Burime për Blitz.al kanë zbuluar se reperja ka përfunduar xhirimet e klipit, të cilat i ka realizuar në Shkodër dhe së shpejti pritet publikimi i këngës.

Tayna është paraqitur si një latine e vërtetë, pasi edhe kënga do të jetë pikërisht në këto ritme. Madje thuhet se edhe tituli i saj do të jetë “Latina”.

Ju mund të shihni disa foto nga prapaskenat e xhirimeve, të siguruara nga Blitz.al dhe le të presim të gjithë së bashku publikimin e klipit të ri.