Ja çfarë mund të fshihet pas shijes së keqe të gojës.

321

Nëse keni një shije të hidhur, të thartë, metali apo të ëmbël në gojë, arsyet për këtë mund të jenë të shumta. Ndoshta do të ishte mirë të rishikoni ushqimet që keni ngrënë gjatë ditëve të kaluara si dhe të njihni historinë mjekësore të familjes suaj.

Më poshtë ju tregojmë disa nga shkaqet që mund të jenë përgjegjëse për shijen e keqe në gojën tuaj.

Ju mund të keni infeksion maja. Infeksioni maja ndikon edhe në gojë duke krijuar pika të bardha në fyt dhe në gjuhë, Ky infeksion shkaktohet nga një bakter i quajtur Candida Albicans që qëndron në gojën tuaj dhe mbahet nën kontroll nga sistemi imunitar. Megjithatë, nëse sistemi imunitar dobësohet, ky bakter mund të riprodhohet shpejt duke shkaktuar një infeksion. Përveç copave të bardha në fyt, një tjetër simptomë e këtij infeksioni është shija e çuditshme në gojë.

Ju mund të jeni shtatzënë. Përveç të përzierave dhe lodhjes, një pjesë e madhe e grave shtatzëna ankohen për një shije metali në gojën e tyre. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale që trupi juaj përjeton ndërsa krijon jetë të re brenda. Hormonet mund të ndikojnë në ndjesitë tuaja të erës dhe shijes, duke bërë që ju të urreni parfumin e preferuar apo një erë që dikur ju ka pëlqyer. Por mos u shqetësoni, kjo zakonisht largohet në tremujorin e tretë.

Ju mund të keni nevojë për më shumë zink. Nëse jeni duke ngrënë një dietë që nuk ka mjaftueshëm zink, trupi juaj nuk po absorbon një sasinë e duhur dhe ju mund të përjetoni një shije të çuditshme në gojën tuaj. Lidhur me këtë shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë pse ndodh. Ata besojnë se kjo mund të ndodhë pasi zinku ngre nivelin e gustinës, një lloj proteine që kontrollon shijen në gojë.

Mund të jetë për shkak të gripit ose të ftohtit. Nëse keni një shije të hidhur në gjuhën tuaj, të shoqëruar nga gripi ose një e ftohur, mos u bëni merak, kjo është krejtësisht normale. Të dyja këto janë infeksione të zakonshme dhe, sipas shkencëtarëve, ato e bëjnë sistemin tuaj imunitar të gatshëm për t’i luftuar me prodhimin e proteinave. Ndërsa kjo ndodh, në gojë mund të ngelet një shije jo shumë e këndshme. Nëse infeksioni është në hundë ose fyt, mund të përjetoni një shije të çuditshme për shkak të baktereve që e shkaktojnë gripin.

Mund të jetë diabeti. Nëse trupi juaj ka vështirësi në rregullimin e sheqerit në gjak, mund të përjetoni një shije të çuditshme të ëmbël në gojën tuaj. Një arsye tjetër është se ndonjëherë diabeti mund të ulë sasinë e zinkut që merr, duke e bërë gojën të ndjehet sikur ka ngrënë diçka të ëmbël.

Mund të jenë arrat e pishave që keni ngrënë disa ditë më parë. Shkencëtarët ende po përpiqen të kuptojnë se çfarë e shkakton “sindromin e arrave të pishës”, që i referohet shijes së hidhur që disa njerëz përjetojnë disa ditë pas ngrënies së arrave të pishës.

Ajo mund të zgjasë për disa ditë deri në disa javë dhe bëhet më e fortë me çdo vakt ose pije që ha. Ju ndoshta nuk ndjeni një shije të çuditshme kur i hani ato, por kjo nuk do të thotë që ju nuk do të merrni sindromën e sipërpërmendur. Dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi përveç kësaj, nuk ka efekte të tjera anësore.

Nivelet e stresit mund të jenë shumë të larta. Ankthi mund të shkaktojë atë që njihet si kserostomia ose goja e thatë që do të thotë saktësisht se, efekti i thatësisë shkaktohet nga një sasi e ulët e pështymës në gojën tuaj.

Pështyma luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë që nga fillimi i tretjes sonë e deri tek luftimi i baktereve të këqija në gojën tonë. Pra, nëse nuk e prodhoni në sasitë e nevojshme, do të përjetoni një shije të çuditshme.

Mund të jetë prej ilaçeve që po merrni. Nëse jeni duke marrë një lloj të veçantë të ilaçeve, mund të keni përjetuar një shije të ëmbël, të kripur ose madje edhe metalike në gojën tuaj.

Sidoqoftë, siç shpjegojnë studimet, ky është një efekt anësor i shumë ilaçeve, të tilla si antibiotikët, anti-inflamatorët dhe ilaçet që përdoren për trajtimin e hipertensionit dhe alergjive. Edhe disa multivitamina mund të kenë këtë efekt. Për fat të mirë, kjo zgjat deri sa të pini ilaçin ose suplementin.

Higjiena juaj e gojës duhet të përmirësohet. Goja juaj është shtëpia e shumë llojeve të baktereve, të mira dhe të këqija.

Nëse nuk keni higjienën e duhur orale, pra duke mos larë dhëmbët dhe duke mos përdorur fillin dentar çdo ditë, ju do të lejoni që bakteret e dëmshme të përhapen, gjë që do të çojë në një shije të dyshimtë në gojë. Përveç kësaj mund të keni probleme me dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve.