Ananas, limon dhe xhenxhefil: pija që heq dhjamin nga trupi.

447

Është një recetë shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe plot përfitime, por që nuk mund të funksionojë nëse nuk shoqërohet me një dietë të shëndetshme dhe aktivitet të rregullt fizik.

Pija me ananas, limon dhe xhenxhefil lufton kapsllëkun, ul kolesterolin, eliminon mbajtjen e lëngjeve, rregullon presionin e gjakut, forcon imunitetin dhe nxit tretjen.

Përbërësit:

70 gram ananas
3 litra ujë
Pak xhenxhefil
2 limon.
Përgatitja:

Për të përgatitur këtë pije, vendosni në ujë ananasin e prerë në copa, dy limon organik të prerë në feta dhe një copë xhenxhefil. Lëreni të pushojë për pak orë dhe pastaj piheni.

Sugjerohet që pija të përgatitet një herë në ditë dhe të konsumohet për 7 ditë rresht. Nëse është e mundur, përdorni vetëm përbërës organikë.