Keni gabuar gjithë jetën, me hedhjen e parfumit ja pse

341

Parfumi është një produkt i padukshëm në pamje të parë, por pa diskutim një më përcaktues në stilin e një personi. Është e vështirë të përcaktosh nëse ekziston një ditë ose stinë e veçantë ku duhet përdorur vazhdimisht parfum, por njëzëri pohojmë që ditët e nxehta të verës do të ishin të paplota pa nuhatjen e aromave joshëse.

Por e dini cili është sekreti i njerëzve që duken të parfumosur nga koka deri tek këmbët ? Në qoftë se doni që parfumi juaj të qëndrojë sa më gjatë, duhet t’i kushtoni rëndësi një detaji të rëndësishëm siç është hidratimi i lëkurës, por mbi të gjitha ta hidhni në pikat e duhura të trupit.

Që parfumi juaj të zgjasë sa më gjatë, duhet ta hidhni atë jo vetëm tek kyçet e duarve dhe qafa, por dhe në zona të tjera të ndjeshme të trupit si kërthiza. Pikërisht siç e lexoni, hidhni parfum mbi kërthizë. Aplikimi i parfumit tek kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë, si dhe krijon nxehtësi duke e bërë aromën e parfumit më të fortë.